Advertisement
Nga e mërkura moti bën kthesën e papritur, duke sjellë reshje shiu. Sinoptikanët e Shërbimit Meterorologjik Ushtarak bëjnë me dije se reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët që në orët e para të mëgjesit në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.
Era do të fryjë nga veriperëndim me shpejtësi 1 deri në 8 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 1- 2 deri në ballë.
Advertisement
Temperaturat parashikohen:
zonat malore 14°C deri në 30°C
zonat e ulëta 16°C deri në 32°C
zonat bregdetare 18°C deri në 33°C
Advertisement
