Moderatorja, Erjola Doçi i ka lënë të gjithë “gojëhapur” me deklaratën e radhës. Ajo ka folur për shpenzimet ekonomike në jetën e saj.
Erjola është pyetur se sa lekë ajo harxhon realisht në muaj, pasi pak kohë më parë e ftuara është shprehur se vetëm 2 mijë euro në muaj i do kremra për trupin.
“Po të jap prapë çmim…. më shumë se aq! Varet, unë ha dhe shumë. Gatuaj ha shumë, harxhoj shumë. Mbi 5 mijë euro në muaj. 1 për ushqime, 2 për kremëra dhe të tjera…”, u shpreh Doçi.
Moderatorja Erjola Doçi ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj, duke marrë kështu vëmendjen e publikut. Ajo shkaktoi reagime të shumta në rrjet me deklaratën e saj pak kohë më parë, në lidhje me shpenzimet e shumta.
VIP-at shqiptarë komentohen shpesh për jetën e luksit që shfaqin në rrjetet sociale dhe udhëtimet jashtë vendit, ku dhe shpesh bien pre e paragjykimeve nga ndjekësit se ku i gjejnë të ardhurat.
Erjola Doçi ka qenë së fundmi mjaft e komentuar në rrjet për shkak të një deklarate që bëri në një intervistë. Ajo nuk ngurroi që të tregonte shifrat marramendëse të shpenzimeve për trajtimet e fytyrës.
Ajo u shpreh se harxhon minimumi 2 mijë euro vetëm për kremra fytyre në muaj. Deklarata e saj i habiti të gjithë, pasi më pas shtoi se ka një krehër për të krehur këmbët pas dushit.
Pas këtyre deklaratave, njerëzit nisën duke pyetur se “çfarë pune bën, që ka kaq shumë shpenzime”.