Merkel apel familjeve gjermane për durim: Nuk i hapim dot akoma shkollat

Advertisement

Me anë të një videomesazhi kancelarja Merkel ka theksuar se akoma Gjermania nuk është gati të hap shkollat dhe kopshtet.

Ajo u shpreh se: “Nuk jemi ende në atë pikë që të hapim shkollat dhe kopshtet. Sa më me kujdes të veprojmë tani, të heqim dorë nga kontaktet, aty ku është e pashmangshme të mbajmë distancë, të respektojmë rregullat e higjienës e të vemë maskën, aq më shpejt kjo do të jetë e mundur”.

Pandaj kancelarja Merkel u ka bërë apel qytetarëve të zbatojnë rregullat pasi kjo është rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë.

Advertisement

Ndër të tjerash Merkel theksoi se: “Ne bëjmë gjithçka që të mund të hapim të parat kopshtet dhe shkollat, me qëllim që t’u japim fëmijëve një pjesë të përditshmërisë së tyre të zakonshme dhe të lehtësojmë familjet. Ne në qeverinë gjermane jemi shumë të vetëdijshëm, se sa e vështirë është përditshmëria për prindërit dhe fëmijët. Këtë nuk e nënvlerëson askush nga ne.”

Advertisement
210
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com