Mbërrijnë vaksinat ruse në Maqedoni

Advertisement

Mesditën e sotme arritën në Maqedoninë e Veriut 3000 dozat e para të vaksinës ruse “Sputnik V”. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasadori rus Sergej Bazdnikin u shprehën se në ditët në vazhdim do të mbërrijë dërgesa e dytë nga 200 mijë dozat e porositura në Rusi.

Vaksinimi me “Sputnik V” parashikohet të nisë të mërkurën. Të parët do të jenë qytetarët më të moshuar që vuajnë nga sëmundje kronike. Shqipëria e ka refuzuar vaksinën ruse dhe kineze me argumentin se nuk janë certifikuar nga “FDA” dhe “EMA”.

Advertisement
Advertisement
411
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com