Luan Daci lindi në Tepelenë, në vitin 1957 dhe fitoi titullin “Jurist” pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë, në vitin 1994. Z. Daci ka ushtruar funksionin e ndihmësgjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga shtatori i vitit 1993 deri në mars të vitit 1994, ndërsa nga marsi i vitit 1994 deri në dhjetor të vitit 1997, ka ushtruar funksionin e gjyqtarit pranë kësaj gjykate.
Pra, duket qartazi se viti 1997 e ka gjetur gjyqtarin Luan Daci në gjykatë, për të cilën është akuzuar dhe në lidhje me firmën piramidale “Xhaferri” të 1997, firmë e cila Daci mbajti një vendim të fshehur për rreth 6 muaj. Shkaktari kryesor i vitit të trazirave, vitit 1997 nuk është askush tjetër përveçse gjyqtarit Luan Daci. Gjyqtari ka luajtur me ligjet dhe me popullin shqiptar sa herë dhe si i ka dashur qejfi.
Për këtë, nuk ka dhënë llogari duke anashkaluar çdo provë të mundshme. Sigurisht që gjyqtari Daci do të anashkalojë çdo provë për aq kohë sa drejtësia të jetë e dystandartizuar nga politika.