Lorenc Tosku nuk ndalet në ‘gllabërimin’ e tenderave publik/ I fal 700 milionë “shokëve” pa garë

Advertisement

Kryetari i Bashkisë Peqin, Lorenc Tosku është  përfshirë në një rast të dyshimtë në lidhje me organizimin e një tenderi.

Dyshimet lindën pasi ky tender është planifikuar të fitojë pa konkurencë dhe në mënyrë të dyshimtë. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të ndyshëm përfitojnë për shkak të postit të tyre duke dhënë tendera në këmbim favore gjë e cila cënon rëndë meritokracinë. Tenderi për të cilin bëhet fjalë është ai me numër reference REF-82330-12-16-2020 që ka për objekt “Rikonstruksion sektori i depove Peqin”.
Tenderi në fjalë shikohet se ka një fond limit prej 58,024,050 lekësh të reja. Me anë të një kerkimi të thjesht mbi dokumentacionin e procedurës së prokurimit kuptohet qartë se në garë ka marrë pjesë vetëm një bashkim kompanish. Konkretisht “Boshnjaku B” ne pronësi të Bashkim Dulla & “Pesë Vëllezërit” në pronësi të Shkëlqim Dulla.

Advertisement

Këto firma, pronarët e të cilave rezultojnë me të njëjtin mbiemër, kanë ofruar vlerën prej 57,966,770 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se vlera e ofruar ka një diferencë aspak në koherencë me fondin limit, përkatësisht është sa 99.9% e tij.

Ajo çka e përkeqëson akoma më shumë situaten ka të bëj fakti se në këtë garë të padrejtë nuk ka marrë pjesë asnjë kompani tjetër, duke i dhënë akutomatikisht tenderin atyre.

Advertisement
434
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com