Lajmi i mirë/ Arrihet armëpushimi mes Izraelit dhe Palestinës pas 11 ditësh luftë

Advertisement

Jeruzalemi ka firmosur armëpushimin pas 11 ditësh luftë mes Izrael-Palestinë ku mbetën të vrarë mbi 200 civilë.

Kabineti izraelit i sigurisë votoi për një armëpushim mbrëmjen e sotme, ndërsa jugu izraelit dhe Gaza mbeten “të ndezur” ende.

Një burim i sigurisë egjiptiane, vendi i të cilit ka ndërmjetësuar armëushimin mes palëve, tha se ata kishin rënë dakord në parim për një ndalim reciprok të luftimeve, por detajet duhej të përpunoheshin.

Presidenti i SHBA Joe Biden bisedoi me Presidentin egjiptian, Abdel Fattah Al Sisi të Egjiptit rreth përpjekjeve të armëpushimit.

Advertisement

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Izraelite Meir Ben-Shabbat mori një propozim për një rivendosje të tillë të qetësisë nga Egjiptianët, të cilët po punojnë për një armëpushim, 11 ditë pasi Hamasi përshkallëzoi tensionet duke qëlluar me raketa në Jeruzalem.

Advertisement
272
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com