Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Bib Ndreca, i cili ka qenë pjesë e gjykimit të dosjes 339. Ndërkohë gjyqtari Bib Ndreca ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tropojës. Në vitin 2013, Ndreca është emëruar kryetar i Gjykatës së Pukës, ndërsa në vitin 2015 është dekretuar si anëtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Ndreca ishte aktualisht gjyqtar i përkohshëm në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për një emërim të përhershëm, atij i duhej të kalonte me sukses procesin e “Vetingut”.
Por vettingun nuk e kalojnë gjyqtarët e ndershëm pasi ata i prishin punë politikës, ku kjo e fundit do të lundrojë e qetë edhe në instuticionet e drejtësisë. Ju bëjmë me dije se, Bib Ndreca ka gjykuar një çështje shumë madhore siç është çështja e “Avdulajt”, ku u përfshi edhe kryetrai i Bashkisë Durrës, Z. Vangjush Dako.
Prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet dhe nisi gjykimin për 8 shtetas, pjesë e një grupi të strukturuar criminal, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.
Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte shtetasi Taulant Haxhiraj, i cili, bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e Policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta të fundit kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.
Si pjesë e dosjes “Avdulaj”, Prokuroria hetoi edhe personin me emrin “xhuxhi” që del në përgjimet e Prokurorisë dhe bëhet fjalë për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, emri i të cilit përmendet në dosje gjatë komunikimeve me personazhe kryesorë të dosjes së trafikantëve të drogës në Shijak. Në Shqipëri, disa përgjime pjesë e dosjes hetimore për grupin e vëllezërve Avdylaj, të dyshuar për aktivitet në fushën e drogës, e të botuara gazetën gjermane Bild, kanë rikthyer dhe një herë temën e lidhjeve të zyrtarëve socialist në Durrës me elementë të krimit dhe ndkimin e këtyre të fundit në fushatën zgjedhore të vitit 2017. Ky grup i organizuar kriminal nuk mund ta lejonte Bib Ndrecen të kalonte vettingun sepse do t’ju hapte sërish telashe me drejtësinë. Në këtë mënyrë, për të pasur dhe gurin dhe arrën në dorë, i hapën probleme në vetting sa për ta njollosur Ndrecën dhe të jenë të qetë ta krijojnë drejtësinë e tyre me llumin kriminal që kanë bashkëpunime.