Advertisement
Kryeprokurorja Elisabeta Imeraj ka mohuar se divorci me bashkëshortin e saj, Agron Bajri të jetë bërë në mënyrë fiktive. E ftuar në “Opinion”, Imeraj përmendi dhe fëmijët kur u pyet për këtë gjë dhe tha se ata po e ndjekin.Imeraj shtoi se divorci ka ndarë kujdestarinë e fëmijëve dhe për arsyet e tij nuk e ndjen të nevojshme të flasë në një emision televiziv.
“Fevzi unë u kam thënë dhe fëmijëve të më ndjekin sonte. Divorci im është bërë, për arsye që nuk ka nevojë besoj t’i them këtu në televizion. E vetmja gjë që sqaroj me ish-bashkëshortin është ndarja e kujdestarisë së fëmijëve dhe takimet me to. Mua më janë sekuestruar dhe tabulatet telefonike, mesazhet, gjithçka, jam shumë e hapur,“- tha Imeraj.
Advertisement
Advertisement
