Po e filloj shkrimin me një thënie«: Kryeministri i Shqipërisë Edvin Kristaq Rama me socialistët e tij, njëjtë si dikur Kristofor Kolombo, ishin nisur me njerëz të njohur e të panjohur më anije rreth botës, pa ditur së ku po shkojnë, dhe kur arrijnë atje diku, nuk e dinin së ku ka arritur e le më për t`u kthyer kah janë nisur, meqë dikur kthehen por jo të gjithë»???!!!
Po i kthehem pakëz edhe historisë: kur Esat Pashë Toptani ia dha Malit të Zi Shkodrën e territore tjera shqiptare.
Ndërsa, Vuçiqi, vëllai i madh i shkroi letër Ramës. Ne serbet kur shkojmë në Paris medoemos e vizitojmë varrin e «shiftarit» më të ndershëm Esat Pashës!!!
Mirë, vëlla Ramë mos u frikëso se edhe ti kur të vdesësh do t`ua lë, unë vëllau yt, amanet serbeve të mi të te vijnë e ta vizitojnë të varrin tënd sipas ritit sllavo orthodoks, që i përket edhe ti «Kuku lele dragi brate Edvine Kristaq Ramo»!!! (kuku për ne, i dashur vëlla Edvin)!!!Do të qajmë për ty dhe dhe kurrë s`do t`i harrojmë të mirat që i bërë për Serbinë e madhe.
Pastaj Kryeministri Rama ia kthen letrën Vuçiqit, duke i thëne; së gjatë Luftës së II-të botërore, ju serbet si Milladini Popoviqi, Dushan Mugosha, Svetozar Vukmanoviq Tempo etj., na kanë (ç)ndihmuar me e formua Partinë komuniste shqiptare e shumë e shumë të «mira» tjera për glabërimin, me falni, vëlla Vuçiq për« krijimin e shtetit shqiptar», dhe mbështetjen e pakursyer të Enver Hoxhës për t`u bërë Sekretar i Parë i PKSH-së, andaj n`emër të tyre ju falëminderoj juve «vëllau» im i madh Vuçiq..!
Unë personalisht nuk kam vëlla tjetër përveç teje Vuçiq. As shqiptarët e mi nuk me duan e lëre më ata të Kosovës. Madje, madje ata po më quajnë edhe tradhtar i kombit shqiptar, e sidomos i Kosovës për ndarjen qe u morëm vesh në Nish në vitin 2016.
«Me kryeministrin Albin Kurti kurrsesi nuk po mund të merrem vesh, sepse ai nuk po e pranon Ballkanin e hapur e lëre më «Zajednicën» serbe në Kosovë që po e kërkon ti..!?
Ai po kërkon që së pari te kërkosh falje shqiptarëve atje për gjenocidin e kryer nga ju serbet e Millosheviqit e tëndin si trashëgimtar i tij.
Nuk po e pranon gjenocidin mbi shqiptarët e masakruar nga forcat policore e ushtarake në Reçak dhe ti fare nuk po kërkon falje!
Kërkon kthimin e 1.600 të zhdukurve e të pagjeturve.
Mandej është hidhëruar tejmase në mua pse pranova Ballkanin e hapur pa e njohur ti së pari Kosovën e pavarur.
Pastaj po kërkon dëmshpërblim për mijëra shtëpi të kallura e të rrënuara dhe nuk po e di as unë së çka po kërkon ai.
Po kërkon përgjegjësi për dhunimin e mbi njëzet mijë grave shqiptare etj.,etj.
Qe besa edhe pse nuk e dua personalisht, edhe pse e quaj «vëllau im i vogël» ai është i drejtë, e këmbëngulës dhe fare nuk lëshon pe!!
Po kam frikë se do të na e minoi edhe Ballkanin e hapur???
Megjithatë është shumë inteligjent dhe bota e civilizuar perëndimore po e donë pa masë dhe do ta mbështet e sidomos në kërkesën për njohje reciproke gjithëpërfshirëse për Kosovën shtet, të pavarur dhe sovran me të drejtat më të mëdha për të gjitha minoritetet, edhe atyre serbe se në gjitha shtetet evropiane»
Tani po vazhdoi atje ku mbeta se kur mbretit Ahmet Zogu iu kërcënua froni i tij vrapoi të Nikolla Pashiqi dhe bënë marrëveshje për ta kthyer atë në fron, duke ia premtuar Pashiqit skelën e Durrësit që ta lodrojë Shqipërinë anë e përtej. Ia shiti Jugosllavisë Shën Naumin..!
Në fatkeqësinë tonë Italia fashiste asokohe e pushtoi Shqipërinë dhe ajo marrëveshje mbi skelën e Durrësit ra prej fuqie pa u realizuar. Kështu që në fatkeqësi nganjëherë ndodhin fate, pasi që u mbrojt nga serbet skelja e Durrësit.
Tani «vëlla» Vuçiq po provojmë dhe njëherë me besim të fortë që do ta realizojmë këtë projekt, si pretendim të përhershëm të Serbisë së Pashiqit dhe tani pasardhësit të tij, ty, i madh i Vuçiq.
Mirëpo, Kosova ka bërë shumë miq evropian, sidomos gjermanët dhe anglezët e deri diku e francezët e shpresën më të madhe e kanë të amerikanët, të cilët me NATO-n e bombarduar 78 ditë rresht Serbinë.
Amerikanët kurrsesi nuk do t`ia kthejnë shpinën Kosovës, pasi që kosovarët e duan më shumë se çdo popull tjetër, Amerikën, dhe ata janë të përkëdhelurit e tyre.
Personalisht do ta rikujtoj ty Edvin Kristaq Rama, se në dhjetor të vitit 1981 Mehmet Shehu u dekonspirua si tradhtar shqiptar dhe agjent i shumëfishtë jugosllavo – rus etj. Dhe në fund u gjet i vdekur duke u thënë për të, se Mehmet Shehu: «Vrau vetën» A e vrau ai vetën për tradhti, apo e vrau Sigurimi i tij nuk dihet.?! Por, për patriotët dhe kombëtarët, më mirë është që tradhtari të vetëvritet, së atë ta gjykoi shteti, dhe më në fund publikisht para popullit dhe familjes ta pushkatojë, siç ndodhte dukur në Shqipërinë komuniste, njëjtë si ju socialistët tani në Shqipërinë socialiste.
Thirri mendjes Edvin K. Rama, sa nuk është bërë vonë, përndryshe mallkimi i nënave dhe 20 mijë femrave shqiptare të Kosovës të dhunuara me urdhër të siamezit tënd « vëllait» A. Vuçiq, ka me të ndjekë edhe në varr..!