Kristiano Ronaldo mungon në stërvitjen e Portugalisë, shkak bëhen…

Advertisement

Periudha e vështirë e Kristiano Ronaldos te Mançester Junajtid si shkak i marrëdhënieve të tensionuara me Ten Hagun u mendua se do të mbetej një mirazh në mendjen e luzitanit dhe Botërori do të shfaqej si mundësia e artë për t’u vërtetuar të gjithëve se ai është sërish në majë dhe mund të bëjë diferencën në çdo moment. Episodi i fundit i ka rritur ndjeshëm tensionet mes Santosit dhe CR7.MUNGESA NË STËRVITJE – Lënia në stol ndaj Zvicrës mori konotacion poshtërimi në sytë e 37-vjeçarit aq sa ai në stërvitjen e djeshme ka munguar, me pretendimin e nxjerrë nga mediat iberikase se nuk ka pranuar të trajnohet me lojtarët rezervistë.

Santosi kishte vendosur mbi lojtarët që ishin në stol në sfidën e fundit të stërviteshin të diferencuar dhe qëllim krijimin e kushteve optimale në ecurinë e turneut, si rezultat i minutave të limituara në fushë.

Askush nuk e priste që një lider me mentalitet të hekurt si Ronaldo të krijonte skena të tilla, ndonëse ata kanë treguar kualitet të lartë në aventurën e tyre “Katar 2022”.

Gjesti i tillë pasqyron gjendjen e vështirë të goleadorit të Championsit, aq sa e detyroi në marrjen e vendimit drastik, i cili mund t’i kushtojë në vazhdimësi.

SHKAKU – Mesa duket burimi i gjithë këtij “vullkani” inatesh i ka dhënë sinjalet e para nga situata e zëvendësimit të yllit 37-vjeçar në raundin e tretë të fazës së grupeve ndaj Koresë së Jugut.

Advertisement

Reagimi i fituesit të 5 “Topave të Artë” nuk ishte aspak miqësor, e ku do të rezultonin shkëndijat e para mbi gjendjen e krijuar.

Tekniku i Fernandos duket se i ka marrë më shumë sesa personale fjalët fyese të kapura nga kamerat gjatë kohës së zëvendësimit dhe shpërblimi erdhi ndaj ekipit të Xhakës, stoli.

LARGIMI PA PËRSHËNDETUR TIFOZËT – Fitorja tenistike dhe luajtja e më pak se 30 minutave lojë nuk mund të zëvendësonte egon e 37-vjeçarit për të përshëndetur tifozët me grupin pas suksesit ndaj helvetëve.

Autori i 118 finalizimeve me përfaqësuesen portugeze vendosi të shkonte menjëherë në dhomat e zhveshjes dhe të anashkalonte jo vetëm ekipin dhe Santosin, njëkohësisht gjithë tifozërinë luzitane.

Advertisement
62
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com