Krimineli Kristaq Kotro dhe të palarat e gjyqtarit që kaloi Vetting-un

Advertisement

Pas më shumë se tre viteve nga miratimi i reformës në sistemin e drejtësisë, me përjashtim të procesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kuadri i ri ligjor i drejtësisë ende nuk po zbatohet. Kjo duket qartazi nga mosdënimi i kriminelit Kristaq Kotro pasi akoma vazhdon të jetë i lirë dhe se gjyqtarët që kanë qënë pjesë e këtij procesi, kanë bërë një sy qorr e një vesh shurdh duke e paraqitur Kotron si dëshmitar.

Më datë 18 Mars 2011, Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Shqipëri, ka marrë një kërkesë urgjente nga Policia Spanjolle (Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Drogës), me qëllim autorizimin dhe bashkëpunimin për kryerjen e një operacioni për “dorëzim të kontrolluar”, të një sasie kokaine të dërguar nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë. Një grup i organizuar kriminal ka dërguar një kontenier me 52 fuçi vaj palme me peshë bruto 13.104 kg, dhe në brendësi të fuçive me vaj palme ndodhej kokainë e shkrirë, nga e cila pas përpunimit mund të përfitohej një sasi rreth 200 kg kokainë.

Advertisement

Gjykata vendosi burgim për 11 vite  e 4 muaj për shoferin dhe për kryesorin, porositësin e dërgesës e la të lirë duke e marrë vetëm si dëshmitar. Sipas gjykatës, më i rëndësishëm qënka se kush e transporton lëndën narkotike sesa ai që e porosit. I çuditshëm është fakti se gjykata është marrë gjerë e gjatë me shoferin dhe jo me firmën dhe kriminelin Kristaq.  Bëjmë me dije se dhe gjyqtari ka kaluar dhe vettingun, ndërkohë që të palarat e tij janë të shumta si në rastin e Kotros.

Advertisement
299
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com