Korrupsioni në Shqipëri/ Ja çfarë thotë ambasadorja Yuri Kim

Advertisement

Ambasadorja Amerikanë në Shqipëri,  Yuri Kim ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Tiranës.

Gjatë fjalës së saj Kim foli mbi zhvillimet ndaj  Shqipërisë dhe shqetësimin e madh që ka SHBA-ja për korrupsionin në drejtësi dhe politikë. Ajo theksoi se duhen reforma të vazhdueshme, veçanërisht në luftimin e korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë, gjërat mund të ndryshojnë, dhe do të shohim më shumë mundësi për Shqipërinë. Ndër të Kim shtoi se ka shumë shpresë tek Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, por duhet rrezikuar dhe sakrifikuar.

“Le të fillojmë me atë që unë besoj se është besimi ynë kryesor i përbashkët: Një rajon më i fortë i Ballkanit Perëndimor do të thotë një Europë më e fortë dhe një partneritet më i fortë transatlantik. Një rajon në paqe dhe i integruar me veten dhe fqinjët e tij të BE do të lejojë investitorët e huaj ta shohin rajonin si një vend të stabilitetit dhe mundësive.

Pozicioni i SHBA në Ballkanin Perëndimor, ka qenë dhe do të mbetet i përqendruar në një rajon në paqe me veten dhe me fqinjët e tij,një rajon që është i qëndrueshëm, i begatë dhe i integruar në kuadrin europian dhe euro-atlantik. Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik nuk janë vetëm thelbësore për rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-it, por edhe për konkurreshmërinë afatgjatë të rajonit. SHBA do të punojë me të gjitha palët për të siguruar që secili vend të maksimizojë përfitimet nga integrimi më i madh.

Për të përmbushur potencialin e tyre, vendet e rajonit duhet të bëjnë më shumë sesa një angazhim publik për rritjen ekonomike dhe bashkëpunimin rajonal. Ata duhet të ndërmarrin veprime reale për të ecur në reformat e vështira, për të zgjidhur çështje të vështira politike brenda vendit dhe me fqinjët, për të forcuar demokracitë e tyre shumë-etnike dhe gjyqësorët, dhe për të ecur drejt një të ardhmeje, më të integruar.

Për Shqipërinë, kjo do të thotë që duhet të bëhet më shumë brenda vendit për të forcuar institucionet dhe ekonominë. Korrupsioni mbetet një shqetësim kryesor i SHBA si në aspektin gjyqësor ashtu edhe në politikë. SHBA dhe BE, kanë punuar ngushtë me partnerët tanë shqiptarë për të nxitur një proces të reformës në drejtësi. Kjo ka filluar të japë fryte dhe, me gjykata të pastra do të shohim investime të huaja më të mëdha, dhe më shumë vende pune. Ne duam ta shohim Shqipërinë të bëhet një partnere më e fortë, më e aftë, të bëhet më tërheqëse si një destinacion për investime dhe më e gatshme dhe e aftë për të marrë role udhëheqëse në rajon dhe në Europë.

Advertisement

Më pyesin rregullisht se si mund të udhëheqë dhe të tregojë forcë, Shqipëria. Mua më vijnë ndër mend sektorë dhe zona të caktuara. E para është energjia.

Shqipëria është e lakmuara e rajonit, me gati 100% prodhim hidrik. Nga ana tjetër, ajo varet nga infrastruktura aktuale e hidrocentraleve, duke e bërë të cenueshme nga mungesat hidrike. SHBA është e kënaqur ta shohi Shqipërinë duke punuar me kompani amerikane dhe europiane për të zgjeruar prodhimin dhe për t’i dhënë larmi burimeve të saj të energjisë, për të përfshirë solarin dhe gazin e lëngshëm natyror.

Ne po shohim një arkitekturë të re të energjisë që po shfaqet në rajon dhe projektet e ndryshme në zhvillim këtu nga Skavica në Vlorë do ta pozicionojnë Shqipërinë për të ndihmuar në zgjidhjen e sfidave të energjisë dhe çështjeve të ndryshimit të klimës.Shqipëria ka treguar se mund të jetë e fortë edhe në forumin ndërkombëtar. Siç e kanë bërë të qartë Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken, është e domosdoshme që vendet me të njëjtin këndvështrim të bashkohen për të kundërshtuar përpjekjet e Kinës për të minuar sistemin ndërkombëtar rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet që kemi luftuar kaq shumë për t’i krijuar.

Shqipëria ka qenë një udhëheqëse në mbrojtjen e infrastrukturës së saj kritike nga aktorët keqdashës, duke përfshirë edhe zmbrapsjen e pajisjeve teknologjike nga Huawei dhe ZTE. Lejimi i furnitorëve kinezë të telekomunikacionit si Huawei ose ZTE të marrin pjesë ose të kontrollojnë ndonjë pjesë të një rrjeti 5G, krijon rreziqe të papranueshme për sigurinë kombëtare, infrastrukturën kritike, privatësinë dhe të drejtat e njeriut. Ne i përshëndesim veprimet e Shqipërisë dhe nxisim të tjerët të ndjekin shembullin e saj”,tha Kim.

Advertisement
220
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com