Kontrolle në Nikël, Krujë, në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal

Advertisement

Ditën e sotme janë zhvilluar kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas njoftimit të policisë së Shtetit, kontrollet për sigurimin e provave do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në operacionin e kontrollit të banesave në Nikël, Krujë, janë përfshirë Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Advertisement

Policia e Shtetit sqaron se gjatë operacionit u përdorën dronë dhe u zhvilluan kontrolle në shtatë banesa, kryesisht në banesat e shtetasëve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.

Gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal.

Advertisement
266
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com