Konflikti i interesit që i “pret kokën” Darian Pavlit

Advertisement

Bazuar në biografinë profesionale zyrtare (CV), të publikuar në faqen e Gjykatës së Strasburgut, gjyqtari Darian  Pavli ka shënuar se, në periudhën 2015-2016 ka qenë Këshilltar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu, juristi Darian Pavli rezulton të ketë qenë Ekspert i Lartë në Projektin e Bashkimit Europian për Konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, në vitin 2018.

Pra, qartësisht, juristi Pavli ka qenë i përfshirë në hartimin e Reformës në Drejtësi, pjesë e të cilës është edhe procesi i ndërlikuar dhe, i anatemuar si i anshëm, i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Veting).

Advertisement

Pavli do të duhet të luajë rolin e paanshëm, përballë ankimeve kundër Vetingut, një produkt që ai vetë ka qenë pjesë e hartimit dhe draftimit.

Advertisement
172
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com