Kompjuteri i ri funksionon si truri njerëzor?!

Advertisement

Një kompjuter i ri, i quajtur ‘memcomputer’, mund të na ndihmojë në zgjidhjen e problemeve më të mëdha matematikore. I bërë nga shkencëtarët e udhëhequr nga fizikani teoretik, Massimiliano Di Ventra, nga universiteti i Kalifornisë në San Diego, kompjuteri i ri len anash mikroçipët konvencionalë, në dobi të “memoprocesorëve” të veçantë, të cilët përpunojnë dhe ruajnë të dhënat thuajse në të njëjtën mënyrë, sikur neuronet e trurit.

Përparësia e kësaj qasjeje alternative ka të bëjë me zgjidhjen më të mirë të enigmave matematikore, si dhe mund t’iu ndihmojë shkencëtarëve që ta kuptojnë më mirë trurin e njeriut. Memokompjuteri i Di Ventra-s po ashtu mund të shërbejë si një alternativë efikase ndaj kompjuterëve kuantum dhe mund të jetë i dobishëm edhe në fushat e tjera me kërkesa të larta kompjuterike, sikur që është thyerja e kodeve. 

Advertisement
Advertisement
344
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com