Komisioneri Roland Ilia i kërkon studenteve kumbulla pas vaktit/ Ja si përfiton

Advertisement

Reforma në drejtësi ose i ashtëquajturi vetting, solli largimin e disa prej personave më të polemizuar mes radhëve të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Por një reformë e tillë disa largoi dhe disa të tjerë me të kaluar të dyshimtë, futi në zyrat e shtetit dhe drejtësisë shqiptare, duke risjellë debate polemizuese në sistemin e drejtësisë.

Gjyqtari Roland Ilia i cili është sot anëtar në rradhët e KPK-së është hetuar për akuzën e kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Emri i komisionerit Roland Ilia, rezulton në një dosje penale të prokurorisë së Shkodrës, ku është marrë nën hetim nga prokuroria për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Sipas burime konfidenciale për In-Front.org, bëhet fjalë për dosjen me nr. 964, të vitit 2016 ku gjatë një hetimi proaktiv, në lidhje me këtë procedim, duke përfshirë përgjimet të bisedave telefonike  me studente dhe vëzhgime në terren nga policia, në vende publike, janë marrë nën hetim 19 persona, ku 12 prej të cilëve në 2016 është vendosur njoftimi i akuzës nga ana e prokurorisë Shkodër.

Në dosjen hetimore  është nxjerrë një vendim i gjykatës për kontrollin e vendeve dhe konkretisht departamentin e të Drejtës Civile dhe vendim për sekuestrimin e provave materiale. Objekt i sekuestros dhe i kontrollit ishin fletoret e provimeve dhe proceverbalet e tyre për sezonet e vitit 2016.

Advertisement

Në dosje thuhet se Roland Ilia, nuk ka bashkëpunuar me oficerët e policisë gjyqësore duke mos vënë në dispozicion fletoret e provimeve. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime Roland Ilia, ka deklaruar se nuk ka qenë në zyrë nga fundi i korrikut dhe deri më datë 07 shtator 2016. Sipas tij, fletoret e provimeve nuk kanë qenë në vendin ku ai i kishte lënë, pasi çelësin e raftit e kishin shumë persona. Për këtë arsye ai nuk e ka ditur se ku ndodheshin këto fletore.

Këtë dëshmi, prokurorja Esmeralda Ndoci, e ka marrë të mirëqenë dhe në datën 17 shkurt 2017 ka vendosur të pushojë akuzën për Roland Ilia, që në atë periudhë ishte pedagog në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Shkodrës.

Duket qartazi sesi është formuar vettingu, nga njerëz të marrë nën hetim nga prokuroria, të korruptuar dhe maniakë që po përfitojnë në kurriz të drejtësisë.

 

Advertisement
191
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com