Komisioneri Olsi Komici i akuzuar për “shpërdorim detyre”/ Burgim deri në shtatë vite

Advertisement

Çdo ditë e më tepër shqiptarëve poi u vërtetohet se procesi i Vettingut është një gënjeshtër nga e cila zor se do t’i gjendet fillimi dhe fundit. Ajo që theksohet në këtë proces, janë kriteret që komisioneret e Vettingut duhet të plotësojnë. Një nga kriteret është figura e pastër e komisionerëve. Por sa e pastër është figura e Olsi  Komicit?!

Është provuar në mënyrë të pastër dhe të drejtëpërdrejtë se pastërtia e figurës së Olsi Komicit lë shumë për të dëshiruar. E provuar me fakte, Olsi Komici është akuzuar për “shpërdorim detyre”, neni 248 i Kodit Penal.  Ky nen cilëson se kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve/ mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullit të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij  ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Advertisement

Mirë që komisioneri Olsi Komici nuk i ka bërë 7 vjet burg, por përkundrazi, as nuk e ka marrë njeri mundimin që ta gjykojë dhe ta dënojë për veprën penale që ka kryer. Sigurisht që duhet të bëhet dikush shembull dhe të marrë dënimin e merituar para se këta gjyqtarë dhe komisionerë të kalbin fare sistemin e drejtësisë.

Advertisement
289
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com