KLGJ Kallzohet në SPAK, dyshohet për veprime Korruptive

Advertisement

Banorët e fshatit Nivicë Sarandë, kanë shfaqur pakënaqësi ndaj njoftimit të datës  29.10.2020, të  publikuar në faqen  zyrate të Këshillit të Lartë  Gjyqësor .

Në njoftimin e datës  29.10.2020, të  publikuar në faqen  zyrate të Këshillit të Lartë  Gjyqësor, nxjerrë një njoftim ku ju bëhet thirrje Mediave të mos publikojnë shqetësimet që ata kanë.

Banorët e fshatit Nivicë, pretendojnë se kanë mbi 20 vjet sorollatje nëpër institucionet e drejtësisë ku pala kundërshtare, ka kryer veprime Kriminale duke cënuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë të drejtën e pronësisë së tyre

Ata të irrituar ditën e sotme janë mbledhur, duke shfaqur dyshime për veprime kriminale të KLGJ, duke pretenduar se KLGJ, është bërë palë në grabitjen e pronave të tyre, duke njoftuar se do të bëjnë protestë para Institucionit të KLGJ.

Ata pretendojnë se KLGJ në njoftimin e datës 29.10.2020, ju i bëni thirrje mediave të mos transmetojnë ankesa të qytetarëve të fshatit Nivicë, ky veprim nga ana e KLGJ është  një thirrje për mosveprim të mediave private apo shtetërore, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në Republikën e Shqipërisë ,dhe se  kemi të bëjmë me nje vepër penale të kryer nga KLGJ ,  konkretisht  “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e cila parashikohet  në nenin  445/1  të Kodit Penal, për këtë fakt ata kanë vendosur që të bëjnë kallzim për këta punonjës që i quajnë jo professional ,dhe jo etik , dhe që kanë dhënë një mendim që kalon çdo cak ligjor.

Nga ana e banorëve të fshatit Nivicë,pretendohet se  në rastin konkret, i janë drejtuar organit të prokurorisë me kallëzim penal ndaj gjyqtares Ema Shaholli , dhe se me njoftimin e bërë nga KLGJ është një ndikim i paligjshëm në sistemin e ri të drejtësisë  SPAK.

Nga e KLGJ është pretenduar në njoftimin e datës 29.10.2020 ,së qytetarët nuk duhet të protëstojnë por ti drejtohen Gjykatave më të larta , a është kjo një cënim i së drejtës për të protestuar  në Republikën e Shqipërisë, dhe konsiderohet Skandal nga Banorët, pasi ata pretendojnë se protesta është e drejtë, elementare e çdo qytetari në Republikën e  Republikës së Shqipërisë.

Advertisement

Nga ana e tyre pretendojnë se  institucioni më i lartë  epror i çdo gjykate të Republikës së Shqipërisë, janë treguar të njëanshhëm  në  shprehur për një çështje e cila ndodhet në gjykime të tjera administrative, penale dhe civile, publikimi i këtij njoftimi a përbën njëanshmëri për sistemin e drejtësisë, në tërësi duke na diskriminuar dhe  na bënë të mendojmë se, vet KLGJ është bërë palë me krimin e Organizuar.

Ata për këtë fakt të mësipërm i janë drejtuar SPAK, kundër KLGJ,  i quajnë si të paafttë dhe të lidhur me Krimin e Organizuar, bandë kriminale në bashkpunim me zaptuesit e tokës ,shfrytëzojnë postin për tju bërë presion gjykatave në favor të palës tjetër  , dhe për më tepër, kundër kryetares së KLGJ , e cila është në post kundër ligjeve ,pasi ata pretendojnë se ajo nuk plotëson kushtin e vjetërsisë në punë për tu vendosur në atë detyrë.

Ata paralajmërojnë protesta dhe grevë  urie kundër KLGJ, deri në përgënjeshtrimin e njoftimit, pasi ata pretendojnë se është e drejta elementare e tyre e drejta e protestës.

Banorët i janë drejtuar organizatës së kombeve të bashkuara kundër sjelljes së paligjshme të KLGJ

Advertisement
1506
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com