Radhë të mëdha u krijuan në koncertin e Dua Lipas, kjo pasi uebfaqja dhe aplikacioni i shërbimit të biletave Ticketek ra nga sistemi, duke lënë mijëra njerëz jashtë stadiumit. Fansat u detyruan të kërkonin nëpër emaile për konfirmimet e kodit të biletave me stafin që kontrollonte manualisht secilin prej tyre.
Shumë kishin mbetur jashtë stadiumit pak para orës 21:00, gjysmë ore pasi Lipa duhej të dilte në skenë. Lipa e vonoi koncertin për më shumë se gjysmë orë për të lejuar fansat që të hynin në stadium por shumë e humbën hapjen.
Lipa e vonoi koncertin e saj me më shumë se gjysmë ore për të lejuar fansat e saj të hynin në stadium – por shumë e humbën hapjen Tkay Maidza për shkak të radhëve.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka bërë historinë e platformës muzikore Spotify. Kjo pasi albumi i saj “Dua Lipa (Complete Editon)” ka kaluar shifrën e mbi 10 miliardë dëgjime.
Kështu, Dua bëhet artistja e parë femër albumi i të cilës arrin këtë shifër dhe i tretë në përgjithësi në Spotify me një sukses të tillë.
Lajmin e bukur e kanë bërë të ditur fillimisht fansat e këngëtares. Më pas e ripostoi Dua në Instagramin e saj.
Sa i përket jetës private, Dua së fundmi u fotografua në një darkë me prezantuesin televiziv, Tervor Noah. Që nga ai moment, dyshja janë përfolur se kanë nisur bashkë një romancë.
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka qenë së fundmi e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker”. Ylli me famë botërore theksoi se leximi e ka ndihmuar atë që të kalonte kohët e vështira në turne dhe të lidhej me trashëgiminë e saj. 27 vjeçarja tha se shkrimi i mirë “ka fuqinë t’i bëjë njerëzit të ndihen mirë”.
