“Kam vra motrën”, detaje nga ngjarja në Shkodër, si nisi sherri për 4 mijë euro mobilje, ekzekutoi 58-vjeçaren dhe e la tre ditë të pajetë në banesë

Advertisement

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku vëllai vrau motrën në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.

Fabian Vuka 55 vjeç ka vrarë me armë zjarri motrën e tij Diana Vuka 58-vjeç, e cila kishte një javë që ishte kthyer  nga Gjermani për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Dyshohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur për një shumë prej 4 mijë eurosh. Burime për media bëjnë me dije se Diana kishte porositiur në një kompani 4 mijë euro mobilje, për një shtëpi që kishte në Velipojë, ndërsa vëllai i kishte kërkuar që ato para t’ja jepte atij.

Madje autori i ngjarjes së rëndë mësohet se ka telefonuar edhe kompaninë imobilare duke i thënë se do lekët duke i ofenduar.

Diana dyshohet se është vrarë më datën 5 qershor. Viktima u gjet e pajetë brenda në dhomë në shtratin ku flinte.

Mediat raportojnë se 55-vjeçari ka vrarë motrën me sileciator dhe prandaj nuk kanë dëgjuar të shtëna, madje pas ngjarjes së rëndë ai ka dalë në lagje duke thënë se “kam vrarë motrën”, por askush nuk e kishte marrë seriozisht pasi ai ishte një person i akoolizuar.

Advertisement

Në banesë policia e Shkodrës ka gjetur 6 shishe birre 1.5 kg secila të boshatisura, që dyshohet se Fabian Vuka i ka konsumuar para se të kryente krimin e rëndë.

Diana Vuka edhe në nëntor të vitit të kaluar ka rrezikuar të vritej nga vëllai i saj.

Edhe në atë kohë ka ndërhyrë policia duke e qetësuar situatën. Tre vite më parë ai ka ushtruar dhunë ndaj motrës, ajo e  kishte denoncuar në polici, por më pas e ka tërhequr denoncimin.

Sakaq, policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Advertisement
268
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com