Kallzohet në “SPAK” gjyqtari matrapaz Albert Spiro/ tenton të manipuloj shortin për shtetasin Helidon Gjikoka

Advertisement

Kallzohet në “SPAK” gjyqtari Albert Spiro me detyrë Kryetar Gjykate në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë i datlindjes, 22.07.1963 për veprën penale të Korrupsionit, pasi ky i fundit ka dyshime se është i lidhur me krimin dhe dyshohet se ka favorizuar shtetasin Helidon Gjikoka.
Gjyqtari Albert Spiro ka dhe indicie se ditën e sotme interesohej për dosjen penale kundër Helidon Gjikokës, personit të shpallur në kërkim për vjedhjen e pronës së kushëririt të tij në fshatin Gjilekë të Himarës, në pamje të parë u duk se ka marë një tjetër trajektore.
Çështja Nr. 1228 e prokurorisë së Tiranës, me vendim është transferuar për tu gjykuar në gjykatën e Vlorës.
Gjyqtari Albert Spiro është interesuar i shqetësuar se si nuk kishte mbrritur akoma çështja me Nr. 1228 e prokurorisë së Tiranës dhe këtë interesim e ka bëerë me qëllim manipulimin e shortit dhe të kryente krimin e radhës duke favorizuar hajdutin Gjikoka.

Në një çështje ku është kërkuar sekuestrimi i pasurisë së vjedhur nga shetetasi Gjikoka, pas kërkesës së bërë nga ana e përfaqsuesve të shtetasit Ilir Koka u bë në orën 11:00 dhe Gjyqtari Albert Spiro, Gjykata vendosi që shpallja e vendimit për këtë kërkesë do të bëhej në oran 14:15 kohë kjo e mjaftueshme për të marrë rryshfetin e premtuar nga Gjikoka.
Në seancën e orës 14:15 , përpos avokates së së shtetasit Gjikoka u paraqit edhe pala shtetasi Helidon Gjikoka i cili nuk ishte present gjatë zhvillimit të seancës së orës 11:15 , si dhe nuk ishte paraqitur në asnjë nga seancat e zhvilluar për këtë çështje civile.
Ajo që është e dyshimtë është në seancë, shtetasi gjikoka ishte futur më përpara në sallën e gjykimit dhe qëndrontë i ulur aty ku ulet publikui rehatuar pasi kishte dhënë rryshfetin e tij gjyqtarit matrapaz Albert Spiro.
Gjyqtari Albert Spiro, kishte njohje me hajdutiun Gjikoka dhe se identifikimi i tij u bë nga ana e gjykatës pa mjete identifikimi natyrshëm na lind pyetja se si e identifikoi gjyqtari matrapaz që ishte shtetasi Helidon Gjikoka?
Gjyqtari Albert Spiro lejoi të vijoi i lirë kompleksi Ambel Beach , dhe ja la atë qiraxjhiut Helidon gjikoka i cili u bë pronar me letra të falsifikuara nga banda e ALUIZNIT Vlorë .
Por duke qënë se Gjyqtari Albert Spiro e ka të hapur linjën e korrupsionit po tenton të manipuloj shortin për çështjen me Nr. 1228 e prokurorisë së Tiranës, po për shtetasin Gjikoka.
Sa i përket pasurisë, gjyqtari Spiro, bazat e financave rezulton ti ketë nga amigracioni. Përgjatë viteve 1992-1997 ai deklaron se ka punuar në emigracion, në Greqi dhe për këtë deklarim nuk ka asnjë dokumentacion provues dhe rrjedhimisht ka dhënë deklarim të rrem përpara “ILDKPI”.
Gjyqtari Albert Spiro deklaron Patundshmëri në kohën që ai ka hyrë në systemin e drejtësisë, deklaron tokë bujqësore, 8 ha, ku zotëron 33% në Zagori, shtëpi banimi, me vlerë 25 000 dollarë, blerë e të ardhurat nga emigracioni për të cilin ka mashtruar dhe nuk disponon asnjë dokumentacionin provues për deklarimin e tij.
Gjyqtari Albert Spiro në vitin 2008 ai ka shitur shtëpinë në Gjirokastër dhe ka prenotuar dy apartamente 1+1 dhe një garazh në Vlorë, por nuk e deklaron çmimin përveçse këstit që është 2 600 000 lekë për këtë mos deklarim nga ana jonë është bërë kallzim por njëkohësisht i është bërë ankim dhe në ILDKPI ku i kërkojnë të meren masat përkatëse për këtë subjekt.
Gjyqtari Albert Spiro në vitin 2011 i ka shitur 2 apartament 1+1 dhe garazhin me vlerë 6 500 000 lekë dhe pas shitjes këtë pasuri në vitin 2014 e ka ndryshuar në hipotekë duke e regjistruar si 1 apartamenttransaksion ky i dyshimtë me qëllim fshejen e burimit të të ardhurave.

Advertisement

Gjyqtari Albert Spiro po në vitin 2011 ka porositur një apartament në Frakë me vlerë 58 000 euro dhe të njëjtin e ka shitur në vitin 2014 me vlerë 68 000 euro por në asnjë rast nuk justifikon burimin e të ardhurave.
Në vitin 2012 ai deklaron huamarrje 50 000 euro, por se çfarë nuk e saktëson. Të njëjtin vit ai ka paguar 4 000 nga kjo hua.

Advertisement
1546
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com