Ja kush është investimi më i madh i mafias në drejtësi

Advertisement

Etleda Çiftja është diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Znj. Çiftja është juriste me më shumë se 16 vjet eksperiencë. Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e Komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Po çfarë e veçon komisioneren Çiftja nga komisioneret e tjera?

Siç e kemi përmendur dhe më parë, Etleda Çiftja ka lidhje me botën kriminale, me vëllezërit Xhihani. Me këto lidhje të dyja palët do të kishin përfitime dhe mbrojtje nga njëri- tjetri. Qëllimi i Etleda Çiftes nuk është drejtësia por paratë e pista që shkëmben me vëllezërit Xhivani.

Cilat janë të ardhurat nga aktiviteti Kriminal i trafikimit të Qënieve Njerëzore dhe narkotiokëve të  vëllezërve Arian Xhihani dhe Zamir Xhihani me në krye Etleda Çiftja?

Vëllezërit Arian Xhihani dhe  Zamir Xhihani janë subjekt i ligjit Antimafia dhe njëkohësisht dhe ligjit për KCK dhe detyrimisht do t’ju nevojitej mbrojtje edhe në drejtësi dhe për këtë arsye investuan tek Etleda Çiftja, një ngelëse, në mënyrë që kjo e fundit t’i mbrojë me prezencën  tyre.

Advertisement

Komisionerja Etleda Çiftja ka një pasuri e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292 dhe nr pasurie 131/54 me indeks harte K-34-100-(177-D) me adresë Kavajë lloji pasurisë Arë e përfituar me Kontratë Shitje me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.

E gjithë kjo pasuri i është dhënë komisioneres Etleda Çiftja, dhe njëkohësisht komisionerja është subjekt hetimi dhe verifikimi nga OFL.

Duket qartazi se komisionerja Etleda Çiftja nuk është në KPK për të realizuar reformën në drejtësi por duket qartë që është lodër e vëllezërve Xhihani.

 

Advertisement
330
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com