Advertisement
Krimi në familje godet sërish shtetin Italian.
Cinzia Luison ka ndërruar jetë pasi u vra nga bashkëshorti i saj i cili e goditi me një shishe, pas një debati të ashpër. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre në San Stino di Livenza (Venecia).
Ka qenë autori ai që ka alarmuar karabinierët, duke iu dorëzuar më pas hetuesve.
Advertisement
Motivi i vrasjes nuk është ende i qartë.
Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje, gruaja, pronare e një parukerie kishte vdekur.
Burri i saj 65-vjeçar u transferua në selinë e komandës në Portogruaro.
Advertisement