IKMT gjen shkelje në punimet te kanioni i Sinecit: Salillari të gjobitet me 650 MILIONË lekë (4 SHKELJET E RËNDA)

Advertisement

3 inspektorë të IKMT-së Elbasan kanë kryer inspektimin e të gjithë zonës së Sinecit, ku firma Salillari po kryen punimet për ndërtimin e një ujësjellësi dhe kanë verifikuar shkeljet e kryera në kanionin e Sinecit.

Kontrolli dhe inspektimi i zonës u bë pas vendimit të marrë nga  ADZM Elbasan për pezullimin e punimeve në këtë zonë, të cilësuar si “zonë e mbrojtur”.

Tre inspektorët Klajdi Merxhani, Aranit Çela dhe Ardian Lufo ushtruan kontrroll në bashkinë Kuçovë dhe në kantierin e ndërtimit në Kanionin e Sinecit (monument natyre) dhe konstatuan shkelje ligjore.

Sipas tyre janë konstatuar shkelje: marrja pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve ujore, si dhe veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve.

Advertisement

Pas verifikimeve dhe konstatimeve të shkeljes, IKMT kërkon gjobitjen e fimës Salillari me 650 milion lekë (të vjetra), ndërsa pritet vendimi që do të marrë Kryeinspektoriati i IKMT-së.

db8f14ed 5caf 430d ba69 91bd21e11e9f
Dokumenti i Proces-Verbal-it

Banorët e Lumasit që prej 4-muajsh janë duke protestuar në mbrojtje të ujit të burimit të Sinecit, duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e ujësjellësit në këtë burim, si dhe 5 banorë janë futur në grevë urie.

Advertisement
616
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com