“I ra maska teksa po kërkonte për paratë”/ Ja pse grabitësit vranë nënën e re në Greqi

Advertisement

Detaje të reja kanë dal në pah në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku grabitësit vranë një 20-vjeçare, Carolina, nëna e një vazje 11 muajshe në Greqi. Hetimet në polici kanë marrë një kthesë ndryshme, pasi sipas mediave greke, bashkeshorti i 20-vjeçares dhe vetë viktima kanë arritur të shohin fytyrën e njërit prej autorëve.

Sipas mediave greke raportojnë se 32-vjeçari Babis Anagnostopoulos, me profesion pilot, në Polici ka thënë se kur njëri nga autorët u ngjit në shtrat, dhe po kërkonte për para lartë mobilieve i ka rënë maska dhe çifti i kishte parë fytyrën. Njëri nga autorët sipas përshkrimit, ishte deri në 30 vjeç, me tipare të errëta, me gjatësi afër 1.70 m, dhe kile të tepërta. Ai nuk u foli fare bashkëpuntorëve të tij, përveç kur ata ishin gati të largoheshin nga shtëpia, ai tha disa fjalë në një gjuhë të panjohur për pilotin.

Dyshohet se autorët e vranë të renë pasi ajo i kishte parë fytyrën shumë qartë autorit dhe mund ta identifikonte lehtësisht atë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, teksa priten edhe rezultatet e fundit nga laboratorët, pasi besojnë me siguri se vrasësi i Caroline la material gjenetik në trup dhe rrobat e saj.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak ditë më parë, ku grabitësit hynë në shtëpinë e 20-vjeçares. Ata arritën të 15,000 euro dhe të gjitha bizhuteritë.

Advertisement

Sipas hetimeve, rezultoi se kamerat e sigurisë dhe alarmi i shtëpisë ishin të fikura nga grabitësit, në mënyrë që mos të zbuloheshin fytyrat dhe veprimet e tyre. Në fillim u raportua se ngjarja është e lidhur me një grup shqiptaro-greke, por ende nuk ka të dhëna të tjera.

Advertisement
272
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com