I pandehur për mosdeklarim pasurie/ Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla paraqitet në gjykatë

Advertisement

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për të shfuqizuar gjykimin e shkurtuar. Kjo do të thotë se procesi ndaj tij do të filloj përsëri nga e para.

Ish-prokurori u hetua për 4 vepra penale, por si përfundim u dërgua i pandehur vetëm për “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”. Ndërkohë, GJKKO ka vendosur që seanca e radhës ndaj ish-kryeprokurorit Llalla të zhvillohet më 20 prill, në orën 09:00.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin e tij me 2 vite burg, por për shkak uljes që garanton gjykimi i shkurtuar, kërkesa përfundimtare e SPAK për ish-kryeprokurorin ishte një dënim me 1 vit e 4 muaj burg. Përveç dënimit me burg, SPAK kërkon po ashtu edhe përjashtimin me 5 vite të Adriatik Llallës nga funksionet publike.

Advertisement
Advertisement
268
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com