Gjirokastër/ Kristaqi i vajit të palmës, ia “la në derë” Dhimitrit trafikun e 200 kg kokainë nga Kolumbia

Advertisement

Prej 3 vitesh, është në kërkim për tjetër vepër penale/ Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, në Shkresën Nr. prot 973/9 datë 05.10.2017, dërguar Prokurorisë Gjirokastër, i konfirmon Kristaq Llambi Kotro, ka kryer transaksione të shumta e në vlera të larta në banka greke e shqiptare, si gjoja broxhe, hua e dhurime nga Theodhori Simo, Arjan Lazaj, dy bashkëpunëtorët e tij në trafikun e kokainës si dhe transaksion jashtë bankar 1 milionë USD me një shtetas grek

Kohët e fundit, kemi hasur mjaft raste kur në Portin e Durrësit, janë zbuluar sasi të konsiderueshme droge dhe se arrestimet e policisë e hetimet prej prokurorisë, kanë qënë në nivele të ulëta, duke shkuar deri tek shoferi i kamionit apo magazinierët dhe aty ndalen.

Strategjia nacionale e Kosovës, prroçka uji që nuk formojnë një pellg të vetëm
Çfarë i bën superior (“hyjnor”) serbët e Kosovës kundrejt shqiptarëve në Maqedoni dhe në jug të Serbisë?!

Ndërsa në disa raste të tjera, hetimet dhe arrestimet janë shtrirë deri te drejtuesit e kompanive importuese të frutave ekzotike, por Prokuroria e Krimeve të Rënda, madje dhe SPAK nuk kanë vepruar për t’i ngjitur më lart te emrat komandues.

Por nuk është hera e parë, që hetuesit dhe autoritetet policore, ngelin në “provimin” që të huajt u bëjnë partnerëve të tyre shqiptarë, për të parë besueshmërinë dhe vendosmërinë në luftën kundër trafikut të drogës.

Rasti i biznesmenit Kristaq Llambi Kotro nga Gjirokastra, i cili nën maskën importit të vajit të palmës, bënte trafikun e kokainës, tregon se nuk është hera e parë, që Prokuroria Shqiptare përfshihet në dështime të qëllimshme të dosjeve hetimore, me aktivitet trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Shqipërisë.

Gjatë një aksioni antidrogë më 21 Mars 2011, me objekt kapjen e 200 kg kokainë e shkrirë në 52 fuçi me vaj palme të nisur nga Kolumbia; çuditërisht, kur kokaina mbërriti në Gjirokastër, prokuroria shqiptare e mbylli me vetëm një të arrestuar, i cili ishte Dhimitros alias Vullnet Harizaj.

Ky i fundit, për këtë rast të futjes së 200 kg kokainë në vajin e palmës, i cili ishte sjellë nga Kolumbia në Gjirokastër; u dënua 8 vite burg me akuzën “Trafik i Narkotikëve, mbetur në tentativë”.

Çudia është, se Vullnet Harizaj, si menaxhues i dërgesës së kokainës nga Belgjika në Gjirokastër, të gjitha dokumentet e përfaqësimit, transportit, zhdoganimit e destinacionit fundor të magazinimit të ngarkesës, i kishte të kompanisë “Interkris” Shpk të Kristaq Kotro.

Por për çudi, Kristaq Kotro nuk u arrestua, megjithëse u vërtetua dhe u pranua edhe nga vetë ai pas arrestimit, se kishte vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin, autorizimet e blerjes, pagesat e faturave dhe magazinat e kompanisë së tij “Interkris” Sh.p.k në Derviçian-Gjirokastër, ku u kapën fuçitë me vaj palme e kokainë.

E habitshme është, se si Kristaqi i vajit të palmës, u shpëtoi “darëve” të drejtësisë shqiptare, dhe se si u favorizua hapur nga prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, duke ia fshirë provat e veprës penale e lënë të lirë.

Kristaq Kotro, kishte vënë gjithçka të kompanisë së tij në shërbim të Vullnet Harizaj, Arjan Lazaj dhe Theodhori Simo, mirëpo çuditërisht në burg shkoi vetëm Vullnet Harizaj; por jo Kotro dhe 2 bashkëpunëtorët e tjerë, më të cilët ka bërë shumë transaksione financare në vlera të mëdha.

Në procesin gjyqësor, Vullnet Harizaj përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ndërkohë që gjatë gjithë procesit gjyqësor, zgjodhi të heshte; megjithëse jashtë sallës së gjyqit, u tha se nuk kishte asnjë mundësi zyrtare, policore e financiare, që ai të ishte trafikanti i 200 kg kokainë, mbasi vlera e saj ishte afro 10 milionë euro.

Advertisement

Ftesa e akuzës për ta bërë bashkëpunëtor të drejtësisë, u refuzua dhe 55-vjeçari kërkoi pafajësi, me justifikimin se kishte porositur fuçi me vaj palme e nuk dinte asgjë se çfarë kishte ndodhur.

Por asnjëherë nuk tregoi përmbajtjen e bisedës që kishte bërë me Kristaq Kotron në ambjentet e “City Park” në Tiranë; ndërkohë që brenda asaj bisede ishte dhe pazari për sjelljen e 200 kg kokainë nga Kolumbia në magazinat e firmës së Kristaq Katros në Derviçian të Gjirokastrës.

Sipas prokurorisë, sasia e kokainës ishte tretur në vajin që do përdorej për prodhimin e ushqimeve “Kroasantë”, të cilat i prodhonte firma “Inter-kris” Sh.p.k e Kristaq Kotros.

Kujtojmë se, pas trafikimit të 200 kg kokainë, hetimi për aktivitetin e Kristaq Kotros është zgjeruar dhe në fushën e pastrimit të parave, si maskë për të justifikuar të ardhurat nga burimet kriminale.

Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, në Shkresën Nr. prot 973/9 datë 05.10.2017, dërguar Prokurorisë Gjirokastër, i konfirmon Kristaq Llambi Kotro, ka kryer transaksione të shumta e në vlera të larta, pa argument të qartë ekonomiko-financiar.

Këto transaksione, Kristaqi i vajit të palmës, i ka kryer në banka greke e shqiptare, si gjoja broxhe, hua e dhurime nga Theodhori Simo, Arjan Lazaj, dy bashkëpunëtorët e tij të trafikut 200 kg kokainës, por që bashkë me Kotron nuk u prekën nga drejtësia, si dhe transaksione me një shtetas grek.

Psh;, më 10.01.2011, Kristaq Kotro, ka lidhur një kontratë me afat shlyerje 40 muaj, sipas të cilës ka marrë hua 800 000 Euro nga shtetasi Anastasios Kitsaras me pasaportë greke nr. AB6083502, i biri i Jani e Llambrini, lindur më 18.02.1972 e banues në Janinë.

Po në datën 10.01.2011, Kristaq Kotro, i ka shitur Anastasios Kitsaras, 25% aksione të firmës “A-E-l shpk”, për vlerën 14,735,000 lekë, por si huaja 800 mijë Euro edhe kjo shumë është bërë dorazi, gjë që tregon se qarkullimi i afro 1 milionë USD ka lidhje me trafikun e kokainës.

FAKT/ Më 18.03.2021, Kristaq Kotro, që u lirua për trafikun e 200 kg kokainë të kapura në magazinat e tij; është shpallur në kërkim, mbasi prej 3 vitesh i fshihet Prokurorisë e Gjykatës Gjirokastës, për veprën penale mashtrim financar e pastrim parash, me të ardhrat dhe transaksionet, me Dosje Regjistri Nr. 375/91/53201-01214-21-2019.

Sa për saktësim, Kristaq Kotre, prej vitesh e fsheh këtë veprimtari, duke përdorur letrat e 4 kompanive të tij: “Alfa Epsilon 1”, “Merentinos”, “A-E-l shpk” dhe me firmën “Inter-kris” Sh.p.k, me të cilën më 21 Mars 2011 trafikoi sasinë 200 kg kokainën, por ia ngeci Vullnet Harizajt.

Advertisement
527
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com