Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me shtetet fqinje

Advertisement

Gjermani ka paralajmëruar mbyllje te kufijve me vendet fqinje për shkak të variantit të ri të koronavirusit.

Helge Braun tha për televizionin ARD se është e rëndësishme të vendoset nën kontroll situata në mënyrë që vendet të mbronin veten nga varianti i ri i koronavirusit.

“Rreziku është që kur numri i të infektuarve në një vend të rritet, ky mutacion i virusit bëhet dominues dhe atëherë infeksioni nuk mund të kontrollohet më”, tha ai, duke shtuar se rregullat më të rrepta të hyrjes në Gjermani janë të pashmangshme.

Advertisement

Gjermania ka vendosur masa të ashpra të izolimit duke mbyllur restorantet dhe qendrat e sportit, ndërsa prej mesit të dhjetorit edhe shkollat dhe shumicën e dyqaneve.

Advertisement
272
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com