Advertisement
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Britaninë e Madhe. Një 5-vjeçar, i quajtur Logan Williamson, është gjetur i vdekur pranë lumit që rrjedh para shtëpisë së tij në Bridgend.
Policia dyshon se vogëlushi është vrarë e për këtë në ka arrestuar 2 të rritur dhe një djalë 13 vjeç.
Logan u gjet i vdekur në lumin Ogmore, pranë Pandy Park në Bridgend ku i pëlqente të luante me miqtë e tij. Ngjarja e rëndë ka tronditur jo pak banorët e zonës, që kërkojnë me forcë të zbardhet e gjithë e vërteta.
Advertisement
“Ai ishte një djalë i bukur e i sjellshëm. Ishte i dashur dhe nuk i bënte keq askujt. E donim shumë”, u shpreh një banore.