Një aksident tragjik ndodhi ditën e sotme në aksin Fier – Vlorë, ku për pasojë 4 pjesëtarët e familjes Gushi humbën jetën, mes tyre edhe dy vajzat 9 dhe 14 vjeçe.
Gazetarja Aulona Musta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që ta ndalojë këtë masakër duke ashpërsuar ligjin, pasi çdo ditë po vdesin njerëz të pafajshëm.
Sipas saj, duhet shtuar numri i policëve në rrugë dhe kamerat e sigurisë, duke ashpërsuar edhe dënimet për shkaktarët e aksidenteve.
Postimi i Aulona Mustës:
Verified
@ediramaal NDALOJENI KETE MASAKER!
Kjo gje nuk mund te vazhdoje me!!!
Shtoni nr e policeve ne rruge, por jo policet qe shiten per 1000 leke! Shtoni kamerat e sigurise! Ashpersoni denimet!
Ashpersoni urgjent ligjin! Po vdesin cdo dite njerez te pafajshem!
Beni dicka per ate Zot!
Me dhembi shpirti nga ky lajm! I njejti lajm qe perseritet cdo dite! #ndalojeniketemasaker
