Fluks në Doganën e Morinës, qytetarët kosovarë preferojnë bregdetin shqiptar për të shijuar fundjavën

Advertisement

Fundjava ka nisur me fluks në Doganën e Morinës, pasi qytetarë të shumtë kosovarë janë dyndur drejt Shqipërisë. Shumë prej tyre kanë zgjedhur për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar, ndërsa për një pjesë tjetër kjo është periudha e nisjes së pushimeve me hapjen e sezonit turistik.

Mësohet se rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në vendin tonë dhe rreth 6300 automjete.

Advertisement

Ndërsa policia kufitare ka punuar me procedurë të përshpejtuar me qëllim shmangien e radhëve të gjata, si dhe qëndrimet e panevojshme në pikën kufitare.

Advertisement
168
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com