Fije të zeza/ Djali i Kompetentit të Sudes, pronar i MCN-TV; dhe 14 biznese për të cilat nuk paguan as 1 cent në tatime, call centera, bixhoz e koncensione

Advertisement

“Kompetenti” Aleksandër Meksi, ish-kryeministër i hajdutërisë me firmat piramidale, pas shkrumbimit të Shqipërisë në 1997, bëri biznes me troje e kulla, ndërsa i biri, Endri Meksi, ka krijuar një rrjet piramidal firmash hije e offshore.

Me këto firma, i biri Leka Meksit, po qarkullon e pastron paratë që babai i tij u vodhi shqiptarëve në vitet 1992-’96 nëpërmjet Sudes, Xhaferrit, Alimuçajt, Drizës e Shemsie Kadrisë të “Gjallicës”, ish-vjehrra e Olta Xhaçkës.

Nën maskën e televizionit “MCN-TV” tamam si Irfani; edhe Endri Meksi ka krijuar 14 kompani private në pronësi të tij, 11 nga të cilat i ka regjistruar në vitet 2016-2020, pasi u lidh në ortakëri legale e ilegale me Olsi Ramën në biznesin e shërbimeve elektronike.

Dy nga koncesionet 20-30-vjeçare, që Edi Rama ia firmosi djalit të Aleksandër Meksit pa garë e në vlera mbi 150 milionë Euro, ishin këto: menazhimi i taksës TVSH të bizneseve dhe menazhimin e lojërave të bixhozit, të dyja në ortakëri me Olsi Ramën.

E para i dështoi pas ndërhyrjes së ashpër të nderkombëtarëve ndërsa të dytën e vazhdon edhe pse lojrat e fatit thuajse u mbyllën fare.

Ja 14 firmat hije që ka në pronësi Endri Aleksandër Meksi:

Firma “MCN Shpk”, aktivitet shërbime elekronike, menazhim lojëra fati, llogari financiare etj
Firma “MCN SERVICES Shpk”, programe e veprimtari radio-televizive, shtuar dhe ndërtime.
Firma “MC NETWORKING Shpk”, me aktiviet tregti aksesorë të informatikës, shërbim interneti, reklama televizive, dekodera.
Firma “MEDIUM PR&ADS Sh.p.k” programim, menaxhim dhe shfrytëzim i faqeve te internetit per Desktop e Mobile dhe promocione me përdorimin e postes elektronike.
Firma “Tema TV”, aktivitet televizioni, ndërtime, importi e tregëti mallrash me shumicë.
Firma “2 M Ltd”, ndërtime, menazhim e shitje tokash dhe objektesh, Qendra ishte në Lugos të Spanjës, por pas problemeve me drejtësinë, u transferua në Itali, Kosovë e tani në Shqipëri.
Firma “CODELAND Sh.p.k”, me aktivitet investime në sistemin bankar për llogari të bizneseve, si formë faktoring, shtuar dhe investime në energji.
Firma “HDS Sh.p.k”, me aktivitet tregëti e ndërtime të çdo lloji.
Firma “528Hz Sh.p.k”, prodhim video-audio për efekte argëtimi, tregtimi, reklamimi e shitje.
Firma “MGR Sh.p.k”, investime në shoqëri të treta, menaxhim financiar, tregëtim ambjentesh për zyra e veprimtari biznesi.
Firma “Moligix”, koncesion i dhënë nga Edi Rama. Fshehur pas të ëmës Dhurata Meksi e në otakëri me Olsi Ramën, me objekt: Mirëmbajtje-Monitorim Sistemi On-Line i Lojërave të Fatit.
Firma “NT TECHNOLOGIES POLAND AKCYJNA”, me aktivitet menazhime fiskale.
Firma “M.POS-Limited”, koncesion në ortakëri me Olsi Ramën, dhënë nga Edi Rama për menazhimin e TVSH së bizneseve.
“Albcan Albania”, ndërtime civile e energjitike dhe menaxhim pasurish të paluajtshme.
Këto biznese, qysh prej krijimit janë duke vepruar jashtë kontrollit e taksimit prej sistemit tatimor e doganor, pa paguar as 1 lekë detyrim në shtet dhe i lejuar të tmos paraqesë bilance vjetore qysh prej vitit 2016, duke fshehur të ardhurat, fitimet e transaksione, konstatuar nga një hetim që është bërë në muajin maj 2022, për të cilin do flasim në vijim. / Pamfleti

Advertisement
Advertisement
121
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com