EMA pohon: Ka lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut

Advertisement

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha se ka gjetur një “lidhje të mundshme” midis vaksinës anti-Covid AstraZeneca dhe “rasteve shumë të rralla” të mpiksjes së gjakut.

Sidoqoftë, EMA pohoi së përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore. Kjo vjen pas rishikimit të 62 rasteve me mpiksje gjaku në sinuset venoze të trurit dhe 24 rasteve të mpiksjeve të tjera të renda, por të rralla.

Rastet e pazakonta të mpiksjes ë gjakut u vunë re kryesisht në gratë e moshave nën 60 vjeç.

“Është e rëndësishme që të dy, si njerëzit e vaksinuar po ashtu edhe profe sionistët e shëndetësisë të jenë të vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e këtyre çrregullimeve të pazakonta të mpiksjes së gjakut dhe mund t’i zbulojnë ato sa më shpejt për të minimizuar rrezikun”, tha drejtori ekzekutiv i EMA-s, Emer Cooke në një konferencë shtypi.

Advertisement

Cooke tha se mpiksjet e rralla të gjakut duhet të renditen si një efekt anësor i mundshëm.

Pritet që pas konferencës për shtyp të EMA-s të ketë një takim jozyrtar të ministrave të Shëndetësisë në Bashkimin Europian, njoftoi presidenca e Këshillit Portugez.

Rregullatori i barnave kishte thënë edhe më herët se ata nuk mund të përjashtonin një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, por kishin përcaktuar se përfitimet e goditjes tejkalonin çdo rrezik të mundshëm.

Vaksina ka provuar se zvogëlon shtrimin e të prekurve në spital dhe numrin e vdekjeve, pas një doze të vetme.

Vende të shumta europiane, si Danimarka dhe Norvegjia vijojnë të mbajnë të pezulluar vaksinën e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Oxford, pas ngritjes së shqetësimeve për mpiksjet e gjakut./Euronews

Advertisement
343
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com