E pazakontë në Rusi/ Mjekët operojnë një pacient nga zemra, zjarrfikësit luftojnë me flakët në çatinë e spitalit

Advertisement

Një ekip mjekësor në një spital në Rusi përfundoi me sukses një operacion në zemër të një pacienti, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të shuar flakët që përfshinë çatinë e ndërtesës së spitalit.

Sipas BBC, më shumë se 120 pacientë dhe staf mjekësor u evakuuan dhe fatmirësisht nuk u raportua për lëndime në njerëz në spitalin Blagoveshchensk në lindjen e largët. Pacienti i cili iu nënshtrua operacionit në zemër u evakuua më vonë.

Kirurgu kryesor Valentin Filatov tha se: “ekipi i tij duhej ta shpëtonin këtë person dhe ne bëmë gjithçka.”

Tetë mjekë dhe infermierë u përfshinë në operacionin që zgjati rreth dy orë, i cili filloi pak para se të shpërthente zjarri në godinë.

Advertisement

Ministria e emergjencave ruse tha se spitali u ndërtua në 1907 dhe flakët “u përhapën si vetëtima nëpër tavanet prej druri.” Një shkëndijë elektrike mendohet se ka shkaktuar zjarrin në çatinë e godinës së  spitalit.

Advertisement
308
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com