E mposhtëm Covidin, vetëm 2 raste pozitive nga 2600 testime, asnje viktimë

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavisurit në vendin tonë. Fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete. Janë bërë 2618 testime dhe vetëm 2 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërsa janë shëruar 23 persona.

Janë kryer 2,618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë: 1 rast në Tiranë dh e 1 në Berat.

Advertisement

Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin. Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Advertisement
156
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com