E dënuar për “trafik armësh”, i iku policisë për një vit, Gjykata e Prishtinës jep vendimin për Fjolla Morinën

Advertisement

Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë senacës së sotme ka caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditësh për Fjolla Morinën. Masa e paraburgimit të këngëtares do të llogaritet prej momentin ku ajo u arrestua më 17 korrik 2021.

Fjolla ishte e shpallur në kërkim ndërkomëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për “trafikim të armëve”. Ajo u shpall në kërkim më 21 prill 2021, ku një muaj më pas Gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve”.

Advertisement

Arrestimi i Morinës u bë në shtator të vitit të kaluar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, pasi asaj në çantë iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

Bashkë me këngëtaren u arrestua edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin Fjolla u martua në Maldive gjatë periudhës kur ishte në kërkim nga Interpol.

Advertisement
181
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com