Dy humbje jete dhe 14 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri

Advertisement

2 humbje jete dhe 14 raste të reja me Covid nga 3 366 testime u konfirmuan këtë të Premte nga Ministria e Shëndetësisë.

Viktimat janë 1 qytetar nga Tirana dhe 1 nga Durrësi, të moshave 69 dhe 74 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128 907 që nga shfaqja e pandemisë në vend.

Të shtruar në spitale 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.  Ndërsa raste aktive me Covid janë 875.

Advertisement

Që prej shfaqjes së pandemisë në vend, janë prekur 132 229 persona, prej të cilëve 2 447 kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. “Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.

Advertisement
277
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com