Derr i kënaqur apo Sokrat i vuajtur?/ Ç’po ndodh me Roland Ilia

Advertisement

Z.Roland Ilia është diplomuar “Jurist” në vitin 1996 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Shkodrës Z. Ilia është licencuar në profesionin e avokatit në vitin 1997. Po ashtu, ai ka një eksperiencë të gjatë si lektor, që prej vitit 1996, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe në universitete të tjera jopublike.

Por sa efektiv dhe i kuptueshëm ka qenë leksioni nga pedagogu Roland Ilia që tani mban dhe titullin komisioner? A është Ilia Derr i kënaqur apo Sokrat i vuajtur? Përpara pandemisë, pedagogët zhvillonin leksionet në auditore dhe deri para se të fillonte Covid-19, ishte më e lehtë që një maniak të shfrytëzonte auditoret për të kënaqur egot e veta. Derri i kënaqur ka shfrytëzuar dhe kërkuara favore seksuale studenteve të cilat i kërcënonte që do ti ngelte nëse nuk e pranonin. Ku ka zë nuk është pa gjë, dhe në këtë mënyrë në dosjen e Policisë janë regjistruar 12-të përgjime telefonatash të kryera nga pedagogu Roland Ilia dhe studentet të cilat kërcënonte.

Roland Ilia është  hetuar nga prokuroria për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga : Neni 248 i Kodit Penal.

Advertisement

Sipas Kritereve të përzgjedhjes së anëtarëve të instuticioneve të rivlerësimit, komisioneri Ilia  duhet të ishtë përjashtuar. Si mund të mbrojë ligjin një njeri që përveçëse i pamoralshëm nuk ka të certefikuar gjuhën Angleze, e cila është kusht i detyrueshëm në kriteret e përzgjedhjes për anëtarët të instuticioneve të rivlerësimit. Mesa duket, ligjit nuk “i pijnë ujë” derrat e kënaqur dhe vazhdojnë i mbrojnë dhe mbajnë në detyrë duke i përcaktuar edhe si të aftë të gjykojnë të tjerët që shkelin ligjin.

Në redaksinë tonë mbërrijnë pafund lajme për komisionerin Roland Ilia, dhe në ditët në vazhdim do të publikojmë të tjera fakte shokuese për këtë komisioner. Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron, prandaj në mënyrë kategorike Z. Ilia duhet të ishtë përjashtuar si komisioner i KPK.

Advertisement
661
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com