Deputeti socialist Xhemal Qefalia dhe familja e tij sot ka gëzim. Vajza e tij Klara martohet me Erjonin, ndërsa ai iu uron jetë të lumtur dhe plot gëzim.
Lajmin e ka bërë me dije vetë deputeti përmes një shënimi në rrjete sociale, ku shkruan se “kush ka vajza, botën ka”.
Qefalia i emocionuar thotë se vajza e tij Klara e ka bërë sot të ndihet si në momentin kur ajo lindi.
Urimi i Q efalisë për vajzën e tij
“Kush ka vajza botën ka”!
Më bërë të përjetoj sërish të njëjtin emocion si ditën kur erdhe në jetë e të mora në krahë për herë të parë dhe sot po në krah por me fustanin e bardhë të nusërisë.
BIJA IME!
Ti ishe gëzimi i parë i familjes!
Vitet kaluan pa kuptuar dhe sot je veshur e bërë nuse, duke lumturuar e gëzuar Erjonin dhe familjen e tij, por për ne mbetesh sërish Klara e vogël, e dashur dhe e qeshur.
Dashuri e cila nuk do të mungojë kurrë sa të kemi frymën!
Buzëqeshja jote do të jetë sërish frymëzim për ne, për mamin, Leartin dhe Klausin!
Qofshi të lumtur bija babit!
