Dënohet me 6 vite burg Zv. Presidentja argjentinase, akuzohet për korrupsion

Advertisement
  1. Cristina Fernandez de Kirchner u dënua nga gjykata me gjashtë vite burg dhe u përjashtua nga mbajtja e posteve publike, kjo pasi akuzohet për korrupsion.

Ajo u shpall fajtore për shpërdorim të detyrës, pasi ka thyer ligjin duke dhënë tendera për miqtë e saj. Por ajo nuk ka gjasa të kryejë dënimin me burg, sepse ka njëfarë imuniteti përmes roleve të saj në qeveri dhe pritet të nisë një proces të gjatë apelimi, raportojnë mediat e huaja.

Avokatët thanë se Fernandez de Kirchner nuk do të shkonte në burg shpejt për shkak të një procesi të gjatë apelimi dhe imunitetit të saj gjatë kohës që shërbente si zv. presidente. Ajo do të duhej të largohej ose të hiqej nga detyra përpara se të dërgohej në burg.

Advertisement

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 12 vite burg. Kjo është hera e parë që një nënkryetar dënohet për një krim gjatë kohës që është në detyrë në Argjentinë.

Advertisement
71
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com