Darian Pavli gjyqtari në “konflikt interesi” me paditë kundër vettingut

Advertisement

Darian Pavli ka lindur në vitin 1975 në Vlorë dhe ka master nga Universiteti Qendror Europian (Hungari) dhe ligjin e shërbimit publik nga Shkolla e Ligjit e Universitetit të Nju Jorkut (SHBA). Ai vjen nga radhët e juristëve me një eksperiencë prej 15 vitesh. Ka ushtruar rolin e ekspertit pranë organizatës ndërkombëtare SOROS. Pavli ka marrë pjesë dhe në sekretariatet e Reformës në Drejtësi dhe ka patur rolin e ekspertit ligjor pranë misionit EURALIUS V. “Z. Darian Pavli – jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Ëatch), përfshirë rajonin e Këshillit të Europës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ”,

Advertisement
 thuhet në CV-në e shpërndarë nga Qeveria për kandidatin Darian Pavli.

Ky është Darian Pavli, gjyqtari i Gjykatës së Strasburgut. Nga CV-ja e tij del se ka qene ekspert i reformës në drejtësi ne Shqipëri. Nga Gjykata e Strasburgut dje u dha një vendim që flet për reformën në drejtësi. Ky gjyqtar ka marrë pjesë në trupin gjykues madje ka bërë edhe përpilimin e vendimit. A mundet që ky gjyqtar të dalë kunder ligjeve që ai ka përpiluar dhe sugjeruar si ekspert. A jemi para konfliktit te interesit.

 

Advertisement
768
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com