Një martesë në kushte të pazakonta ka ndodhur në Indi, ku një çift vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre gjatë një udhëtimi me avion, ku të ftuar ishin 160 persona.
Pamjet u publikuan në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet çifti dhe të ftuarit e dasmës.
Në Indi, për shkak të koronavirusit, masat e kufizimit nuk lejojnë grumbullime me më shumë se 50 njerëz.
Një zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGCA) tha për “Times of India” se stafi i bordit të fluturimit, ishin pushuar nga puna.
Një zëdhënës i kompanisë “SpiceJet” tha për “Indian Express” avioni se Boeing 737 u rezervua nga Madurai në Bangalore, nga një agjenci udhëtimesh për një udhëtim pas martese.
Zëdhënësi tha se klienti “u informua qartë për udhëzimet e Covid-19 dhe i ishte refuzuar leja për çdo aktivitet që do të kryhej në bord”.