Calavera e Hans hamshorit ndikon në mënyrë të paligjshme në drejtësinë Shqiptare

Advertisement

Në muajin maj Gjykata e SPAK mori masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të anëtarit të KPA, Luan Daci. Siç rezultoi edhe më pas me procesin penal ndaj tij dhe dënimin Luan Daci ka kryer veprën penale të falsifikimit gjatë konkurimit për tu bërë anëtar I Kolegjit të Posacëm të Apelimit.
Luan Daci u denua në datë 01.12.2020 nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit me një vit shërbim prove si fallsifikator.
Në cështjen e zgjedhjes në kundërshtim me ligjin si anëtar I KPA I Luan Dacit mban përgjegjësi edhe ONM dhe drejtuesja e saj Calavera.
Sipas njoftimit për shtyp të datës 28 maj 2020 të Calaceras ajo shprehet për cështjen Luan Daci se:
“… Lidhur me këtë rast, vëzhguesit ndërkombëtarë në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e kanë mbikëqyrur në mënyrë të plotë përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të vettingut, duke respektuar plotësisht detyrimet e tyre kushtetuese dhe ligjore, bazuar në informacionet e vëna në dispozicion të tyre brenda afateve të parashikuara me ligj. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u tregoi personave që paraqesin akuza që mund të kishin natyrë penale, se ato duhet t’u drejtohen autoriteteve gjyqësore kompetente në Shqipëri. Dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur në këtë rast…
Vet Calavera dhe ONM që ajo përfaqëson duhet të mbajnë përgjegjësi për shklejet e bëra gjatë procesit të përzgjedhjes se knadidaturave për në organet e vettingut.
ONM duhet ti linte kohën e nevojshme autoriteteve shqiptare për të kontrolluar dhe verifikuar kandoidatët. ONM dhe Calavera nuk duhet të bënin presion Avokatit të Popullit Igli Totozani për të kaluar pa asnjë verifikim kandidaturat për në organet e vettingut.
Këto veprime të nxituara tregojnë se ONM dhe Calavera nuk kanë qenë të interesuar për rregullsinë e procesit të vettingut por kanë qenë të interesuar vetëm për te realizuar objektivat politik dhe për të justifikuar me cdo mënyrë fondet e majme të BE për këtë proces.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit sqaron dhe motivet se pse kishte shpëtuar nga “sita” e vlerësimit të kandidaturave për në KPA të shkeljes së gjyqtarit Luan Daci.
“Për çështjen specifike që lidhet me mosveprimin e pretenduar të z. Dacit për t’iu nënshtruar një veprimi disiplinor gjatë kohës që shërbente si gjyqtar, ONM-ja vëren se në dokumentacionin dhe jetëshkrimin e dorëzuar nga aplikanti në vitin 2017, dhe që u është vënë në dispozicion vëzhguesve në atë kohë, kishte vetëm referencë për përvojën e tij profesionale si avokat dhe nuk kishte të dhëna për mandatin e tij të mëparshëm si gjyqtar”.
Calavera dhe ONM në mënyrë jo profesionale u shpreh për Luan Dacin se:
“Ne konstatojmë se puna e Dhomës së Apelit ka qenë tërësore në thelb. Vendimet e marra nga Dhoma e Apelit janë miratuar në bazë të një mekanizmi kolegjial të vendimmarrjes, nga një kolegj apeli i përbërë nga pesë anëtarë dhe për këtë arsye jo i varur nga një individ i vetëm”, shkruhet në reagimin e ONM për A2.

Advertisement

Ky qëndrim është plotësisht në kundërshtim më çdo arsyetim ligjor. Edhe një student mesatar I fakultetit të drejtësisë e ka të qartë se një trup gjykuese ku edhe një gjyqtar të mos jetë komptetent për të gjykuar do të çojë gjykimin të pavlefshëm dhe nul
Arsyetimi I mësipërm I Calaverës dhe ONM tregon qartë se ata nuk janë të interesuar për drejtësinë e procesit por janë të shqetësuar të justifikojnë me çdo lloj argumenti absurd dështimin e tye, dhe fondet e majme të eurove që vijnë nga Institucionet e BE për reformën në drejtësi.
Për ta nuk ka rëndësi sesi shkon procesi I reformës në drejtësi dhe pasojat e dëmshme që I vijnë vendit por rëndësi pë rata kanë eurot që marrin.
Madje lakmia e tyre për euro dhe projekte nga BE nuk I pengon edhe para vendimeve të Gjykatës së Strasburgut.
Lakmia për euro nuk I pengon të bëjnë presion edhe ndaj Gjykatës së Strasburgut
Edhe vet Gjykata Evropian për të drejtat e Njeriut në cështjen kunder Islandës, në datën 01,dhjetor të vitit 2020 mbajti një qëndrim unanim në dhomë të madhe se në rastin kur një gjykatës emërohet në kundërshtim me ligjin, të gjitha proceset gjyqësore ku ai merr pjese janë të pavlefshme , në kundërshtim me Konventën dhe nenin 6 të saj ku bëhet fjale për parimin e një procesi të rregullt ligjor dhe ku individi duhet të gjykohet nga një gjykatë e caktuar me ligj.

Advertisement
524
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com