“Bossi” i Vettingut/ Ja pasuritë marramendëse të komisionerit Lulzim Hamitaj

Advertisement

Një numër i konsiderueshëm dokumentash zyrtarë dëshmojnë për pasurinë marramendëse të komisionerit të Vetingut, Lulzim Hamitaj.                                                                                                            Hamitaj rezulton të jetë pronar i 4 apartamenteve dhe një toke në Mullet, Tiranë, vlera e të cilave arrin në mbi 400 mijë euro. Në bazë të këtyre dokumentave rezulton se komi sioneri i Vetingut është pronar i një apartamenti me vlerë 180 mijë euro, si edhe të një garsoniere, me vlerë 60 mijë euro, të cilat ndodhen në kryeqytetin italian, Romë.

Advertisement

Po ashtu, Komisioneri Hamitaj rezulton gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë. Njëri, me vlerë 70 mijë euro, është blerë prej tij në vitin 2010, si edhe një tjetër apartament në Farkë, me vlerë 34 mijë euro. Krahas apartamenteve, komisioneri Lulzim Hamitaj rezulton që ka blerë edhe një tokë në një zonë të Tiranës, me vlerë totale 70 mijë euro.

Gjithsej pasuria e paluajtshme e  komisonerit Hamitaj arrin në vlerë rreth 400 mijë euro.

Krahas pasurive të paluajtshme, Hamitaj rezulton edhe një i apasionuar pas mjeteve motorike. Në bazë të të dhënave të Drejtorisë së Targave, komisioneri është pronar i një motori tip BMË, vlera e të cilit është 4500 euro. Gjithashtu, Lulzim Hamitaj ka në pronësi të tij edhe një automjet tip Jeep, me vlerë 14 mijë euro.

Duke qenë se komisioneri Hamitaj, një pjesë të konsiderueshme të punës së tij e ka kryer në Itali, akoma nuk ka asnjë të dhënë për verifikimin e pasurisë së tij dhe as për burimet e krijimit të kësaj pasurie.

Hamitaj është në rreshtin e atyre që u drejton gishtin gjykatësve dhe prokurorve për të verifikuar pasuritë që posedojnë, por nga ana tjetër as nuk denjon të tregoj për veten e tij, se nga rrjedhin gjithë ato të mira që zotëron. Kështu ndodh në Shqipëri, vendi ku drejtësia nuk është më e drejtë.

Advertisement
256
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com