Blenë apartamente, por skanë shtëpi/ 5 banorë të Krujës padisin Nikolin Lleshin për “Mashtrim”

Advertisement

Një dosje hetimore që bën fjalë për mashtrimin e gati 20 personave me shit-blerjen e apartamenteve në Krujë, është rregjistruar në prokurorinë e këtij qyteti. Personi që rezulton i kallëzuar për veprën penale të “Mashtrimit me shuma të mëdha” dhe “Ndërtimit pa lejë”, është biznesmeni i kompanisë, “Alba Shoes Grup”, Nikolin Lleshi, i cili dyshohet se së bashku me biznesmenin tjetër, Arben Kupi, të jenë njerëzit kryesor, që kanë kryer lidhjen e kontratave të porosisë, për shitjen e apartamente. Ndërsa nga ana tjetër nuk u kanë dorëzuar shtëpitë personave që kanë paguar shifra financiare të konsiderueshme që variojnë nga 35 mijë euro deri në 90 mijë euro, për blerjen e shtëpive të tyre. Bëhet fjalë për shitjen e apartamenteve, pikërisht në një nga pallatet më të lartë të ndërtuar në qëndër të qytetit historik të Krujës. Në kallëzimin e 5 banorëve të Krujës, Lulzim Kulli, Eduart Salaj, Fatos Spahiu, Iljaz Shuli dhe Zamir Nuna, të cilët akuzojnë dyshen e biznesmenëve, Nikolin Lleshi dhe Arben Kupi, si njerëzit që i kanë mashtruar. Dosja hetimore aktualisht është nën hetim e sipër nga prokuroria e Krujës dhe momentalisht gjykata e këtij qyteti ka marë masën e sekuestros prenventive për dy apartamente. Ndërsa pritet që në ditët në vijim prokuroria të paraqesë kërkesa të tjera në gjykatë, për sekuestrimin e apartamenteve. Sipas kallëzimit të 5 personave të dëmtuar, Nikolin Lleshi, ka kryer punime të paligjshme,duke prishur muraturën e brendshme të apartamenteve dhe asgjësimin e planimetrisë së brendshme të tyre. Dhe ky veprim, thonë kallëzuesit është kryer për të krijuar konfuzion, nëpërmjet punimeve të paligjshme që ai ka kryer brenda në pallat, gjatë muajve Shkurt, Mars, Prill 2021. “…duke ndryshuar planimetrite e kateve të banimit, planimetrinë e rrjetit elektrik dhe hidraulik, Lleshi, synon të tjetërsojë në rrugë kriminale gjëndjen faktike të apartamenteve e dyqaneve, që përputhen me kontratat e porosisë së nënshkruar para noterit…”-thonë qytetarët në kallëzim. Sipas këtij kallëzimi, Nikolin Lleshi, edhe në cilësinë e ortakut dhe administratorit të shoqërisë “Alba Shoes Group”, ka përvetësuar si të tijat njësitë e porositura, të parapaguara nga kallëzuesit, pjesë përbërëse të objektit që nisi të ndërtohej me leje të rregullt ndërtimi nga Arben Kupi. “…Në momentin që objekti përfundoi së ndërtuari, ne kuptuam që Nikolin Lleshi, është pjesë e një skeme mashtrimi të ndërtuar në bashkëpunim me, Arben Kupin. Kjo pasi, apartamentet e blera nga ne, ai i regjistroi në kadastër në emrin e tij dhe refuzoi të lidhte kontratën përfundimtare të shitjes me ne banorët, me argumentin se detyrimet karshi nesh, i kishte në ngarkim Arben Kupi…”-shkruajnë banorët. Për të përmbushur këtë qëllim, Kupi dhe Nikolin Lleshi, dyshohet se kanë kryer një seri transaksionesh fiktive për tu çliruar gjoja nga detyrimet që kishte ndaj kallëzuesve dhe porositësve të tjerë, si dhe për të krijuar kushtet se marrëdhënia me blerësit të duket si një konflikt civil dhe jo penal.

Advertisement
Advertisement
507
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com