Babai shqiptar gjen dy vajzat e tij në Gjermani, “humbën gjurmën” pas përmbytjeve: U shpëtuan me helikopter

Advertisement

Një lajm i mirë është dhënë sot nga mediat gjermane për babain shqiptar Shefik Hyseni, i cili arriti të bashkohet me vajzat e tij pas përmbytjeve katastrofike që kanë goditur Gjermaninë. Laureta 13 vjeçe dhe Altuna 17 vjeçe, u shpëtuan nga forcat e shpëtimit me helikopter dhe sot u takuan me babain e tyre.

46-vjeçari me orë të tëra nuk kishte asnjë informacion për vajzat e tij, të cilat kishin humbur gjatë përmbytjeve fatale në Gjermani, ku mbi 60 persona raportohet se kanë humbur.

Në një deklaratë për mediat gjermane Hyseni ka thënë “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë. Menjëherë 46-vjeçari vrapoi për në shtëpi, por kur arriti uji ishte kudo.”

Advertisement

“Hera e fundit që fola to ishte rreth orës 21:00, më pas nuk pata asnjë kontakt”, shtoi ai.

Fatmirësisht ata janë bashkuar dhe vajzat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Më shumë se 60 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur në Gjermani.Autoritetet kanë evakuuar me qindra banorë të tjerë, ndërsa nuk kanë munguar dhe ndërhyrjet nga ajri me helikopter.

 

Advertisement
284
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com