Autobusi me emigrantë shqiptarë përfundon jashtë rrugës, shkak bëhet pagjumësia e shoferit

Advertisement

Një autobus i mbushur me pasagjerë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut është përplasur në Kroaci, duke u përplasur me barrierat e rrugës.

Mësohet se shkak për aksidentin është bërë pagjumësia e drejtuesit të mjetit. Ngjarja ka ndodhur rrëth orës 05:00 të mëngjesit dhe fatmirësisht pasagjerët nuk kanë patur dëmtime të rënda, ndërsa autobusi është dëmtuar në pjesën më të madhe.
Autobusi ishte nisur nga Gjermania në drejtim të Strugës dhe është përplasur pranë Nova Gradishkas të Kroacisë.

Advertisement
Advertisement
372
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com