“Askush nuk mund të jetë mbi ligjin”, Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ditët e pandëshkueshmërisë do të marrin fund

Advertisement

Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një deklaratë për mediat, ku u pyet edhe për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA-ja.

Ajo tha se nuk do të thoshte asgjë më shumë, përveç asaj që ka thënë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sipas ambasadores askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe ditët e pandëshkueshmërisë duhet të marrin fund.

“Sot erdha nga afër për të parë operacionet detare. Kjo është për t’u siguruar se kur aleatët e NATOS bashkëpunojnë me njëri tjetrin, ata janë dominues nga ajri, deti e toka.  Si ambasadore e SHBA do të doja të shikoja më shumë mundësi zhvillimi për vendin sepse Shqipëria është një vend i mrekullueshëm.

Kjo është diçka që duhet të punojmë së bashku pasi unë kam anën time dhe ju keni tuajën. Keni parë zhvillime domethënëse dhe janë zhvillime që duhet të vazhdojnë. Nuk kam asgjë për të shtuar përveç asaj që ka thënë sekretari i Shtetit”,- tha ambasadorja.

Advertisement

Yuri Kim u pyet për padinë e ish-kryeministrit Berisha ndaj sekretarit amerikan të shtetit.

“Më falni, Unë nuk e kam idenë për cfarë po flisni. Shqipëria është anëtare e NATOs, është aleate e SHBA-ve, shteti ligjor duhet të prevalojë, askush nuk mund të jetë mbi ligjin, kështu që ditët e pandëshkueshmërisë duhet të marrin fund. Ky është një projekt që ne së bashku mund ta bëjmë, kështu që le të vazhdojmë përpara.

Nuk është një projekt i SHBSA-së apo i juaji por është një projekt se së bashku mund ta bëjmë shqiptarët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,- tha Yuri Kim.

Advertisement
370
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com