Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Metani: Drejtësia e vjetër do i nënshtrohet ligjit 

Advertisement

Inspektori i Lartë, Artur Metani ka folur lidhur me  operacionin e  Prokurorisë Antikorrupsion në Gjykatën e Krujës, ku mbeti e arrestuar  Enkelejda Hoxha dhe 9 persona të tjerë.

Sipas Metanit është koha e përshtatshme që ta shndërrojmë drejtësinë shqiptare në atë që meriton secili prej nesh.

“Përshendes aksionin e djeshëm të SAPK. Ky rast dhe raste të tjera tregojnë se drejtësia ka dy anë: Drejtësia e vjetër që i nënshtrohet ligjit dhe drejtësia e re që punon me konsekuencën për zbatimet e veta ligjore. Kjo është një luftë që kërkon kohë. Rëndësi ka që të kuptojnë të tërë tashmë që drejtësia arrihet kur jemi të gjithë bashkë. Është koha e përshtatshme që ta shndërrojmë drejtësinë shqiptare në atë që meriton secili prej nesh”, u shpreh Metani në një intervistë për mediat.

Advertisement

Metani shtoi se kërkesa për shkarkimin e gjyqtares në Këshillin e Lartë Gjyqesor është dërguar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë që në fillim të dhjetorit.

Advertisement
219
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com